Kryeprokurorja Arta Marku takon ambasadorin italian

Mos i humb

Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka pritur sot në një takim ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutillo, ku kanë diskutuar mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Për Shqipërinë, Italia është një partner i rëndësishëm në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve, ndaj Marku shprehu gjatë takimit bindjen se institucioni që ajo drejton dhe agjensitë ligjzbatuese italiane do të intensifikojnë koordinimin për hetime të përbashkëta dhe goditjen e grupeve kriminale që operojnë ndërmjet dy shteteve.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat nga kabineti i Prokurorisë së Përgjithshme, theksohet se znj. Marku falenderoi ambasadorin Cutillo për angazhimin e tij personal dhe vendit të tij për nxitjen e kontributin në hartimin e reformës në drejtësi. Kryeprokurorja theksoi gjithashtu rëndësinë e procesit të Vetting-ut në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke u shprehur se forcimi i integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve do të ndikojë edhe në rritjen e mëtejshme cilësore të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar.

Në takim, sipas njoftimit të Prokurorisë, është biseduar edhe për zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit, ku diplomati italian ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për realizimin në kohë sa më të shpejtë të procesit të verifikimit të integritetit të zyrtarëve shqiptarë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit