Phillips: Brukseli të heqë dorë nga kushti që i ka vënë Kosovës për Demarkacion

Mos i humb

Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, në Universitetin e Kolumbisë, David L Phillips tha se kontestet kufitare ekzistojnë midis shumë vendeve nga ish-Jugosllavia.

Ai thekson se Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti që i ka vënë Kosovës.

“Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti që i ka vënë Kosovës, që liberalizimi i vizave të lidhet me marrëveshjen për rregullimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Kontestet kufitare ekzistojnë midis shumë vendeve nga ish-Jugosllavia. Synimi i Kosovës dëshmon anshmërinë e Brukselit kundër shqiptarëve”, ka shkruar Phillips në profilin e tij në “Twitter”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit