Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike kanë vendosur organizimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të partisë.
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur mbrëmjen e djeshme që mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet më 20.06.2023, ora 12:00.
Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, mbledhja do të ketë në rend të ditës miratimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, të emëruar nga kryesia e Partisë në datë 15.06.2023.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar do të hapet nga anëtari më i vjetër i Këshillit i cili njofton grupin drejtues të punimeve me përbërje anëtarët e Këshillit Kombëtar, Flutura Açka, Kreshnik Çollaku dhe Arbi Agalliu.




