KANADA – 15 të vdekur pas një aksidenti automobilistik

Mos i humb

Të paktën 15 persona kanë vdekur pasi një autobus dhe një kamion u përplasën në Kanada.

Policia Mbretërore Kanadeze tha se 10 persona të tjerë u dërguan në spital me plagë të ndryshme.

”Përplasja, në provincën kanadeze të Manitoba, përfshiu një autobus që transportonte njerëz të moshuar”, deklaroi policia.

”Incidenti ishte tepër tragjik”, shkroi kryeministri kanadez Justin Trudeau në një postim në Twitter.

“Ngushëllimet e mia më të thella për ata që humbën të dashurit. Nuk mund ta imagjinoj dhimbjen që kanë të prekurit, por kanadezët janë këtu me ju”, shtoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit