Kryetari i Kuvendit të Kosovës vizitë në Shqipëri

Mos i humb

 

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi një vizitë në Shqipëri ku është takuar me drejtues të lartë të vendit.

Ai u takua me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe homologun e tij, Gramoz Ruçi, ku në fokus të takimeve ishin bashkëpunimi mes dy vendeve, bashkëpunimi rajonal dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimet janë zhvilluar pa praninë e mediave, ndërsa në përfundim të takimit Presidenti Meta tha se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave.

“Kënaqësi që u takova me Veselin. Qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave. Shqipëria do të mbështesë Kosovën për fazën finale të dialogut me Serbinë si dhe për anëtarësimin në OKB”, deklaron Meta.

Kujtojmë që gjatë ditës së nesërme nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet në Tiranë takimi “Mëngjesi i Lutjeve”. Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të lartë nga vendet e Evropës Juglindore si dhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar.

Sipas Kuvendit të Shqipërisë, Mëngjesi i 15-të i Lutjeve për Europën Juglindore rikthehet në Tiranë pas 15 vjetësh. Mesazhi kryesor i këtij aktiviteti që zhvillohet në datat 25-27 maj 2018, është “Dashuria për fqinjët”.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, shtroi një darkë për pjesëmarrësit në “Mëngjesin e Lutjeve”, ndërsa gjatë fjalimit të tij ai tha se “Ky Mëngjes është aq domethënës në rajonin tonë, ku jetojnë përbri njeri-tjetrit popuj me histori, besime, kultura të ndryshme, të cilat formojnë një mozaik të gjalle e unik, kulturor, etnik e fetar. Prandaj, prej këtij kremtimi ne të gjithë duhet të nxjerrim mësime të vyera”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit