Kryetari i parë i kryeqyteti shqiptar, Tiranës, ishte Hoxhë!

Mos i humb

Kryetari i parë i kryeqyteti shqiptar, Tiranës, ishte Hoxhë!
Nga: Abdullah Klinaku

“Muaji Ramazan ishte një muaj të cilin e gjithë Shqipëria e priste me respekt. Por edhe më madhështore ishte koha e 3 ditëve të fundit të Ramazanit, pra, 3 ditë para Bajramit kur dyqanxhinjtë besimtarë mblidheshin për dhënien e sadakasë. Gjatë këtyre ditëve rrugët e qyteteve ndriçoheshin me llamba vajguri”.

Kështu dëshmonte për atmosferen e Ramazanit në Tiranë e në Shqipëri, mulla Beqa, imam në xhaminë Jashar Pasha në Shkup, i cili kishte shërbyer imam edhe në Shqipëri.

Kjo atmosferë e Ramazanit nëpër rrugët e Tiranës ka qenë shumë normale përderisa kryetari i parë i Tiranës si kryeqytet ishte Hoxhë. Kjo atmosferë Ramazani lidhet me vitin 1604 kur nis fillet qyteti me ndërtimin e xhamisë së parë!

I lindur në vitin 1876, i rritur e i edukuar në Medresenë e Tiranës, vazhdoj studimet për 11 vite në Stamboll.

Hoxha gjatë jetës së tij intelektuale i bashkohet lëvizjeve kombëtare dhe në vitin 1912, ishte njër ndër kryesorët që ngriti flamurin në Tiranë, pas Ismail Qemalit në Vlorë.

Në vitin 1917, u zgjodh kryetar i Tiranës.

Në vitin 1920 kongresi i Lushnjës e shpalli Tiranën kryeqytet të shqiptarëve.

Hoxha shërbeu si kryetar i kryeqytetit deri në vitin 1922. Ai ishte ndërtuesi i parë në bashkëpunim me Amerikan i Spitalit civil në Tiranë.

Hoxha, kryetari i bashkisë, myderrizi, imami, myftiu dhe patrioti e politikani Ismail ef. Ndroqi në vitin 1928 la aktivitetin politik dhe ju kthye thirrjes islame deri sa ja dorëzoi shpirtin e tij fisnik Zotit të Madh e Bujar, në moshën 68 vjeçare.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit