
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chambert, me ç’rast i ndau edhe Mirënjohje për kontributin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Komunën e Vushtrrisë
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes njëpostimi në Facebook, derisa ka kujtuar edhe projektin milionësh të shtetit francezë për qytetarët vushtrrias.
Postimi i plotë i Tahirit:
Merci !
Me Amabasadorin e Republikës së Francës z. Didier Chambert, i ndava Mirënjohje për kontributin e Tij dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Vushtrrinë, sidomos në arsim dhe në zhvillim ekonomik. Roli i Ambasadorit për projektin 100 milionësh të energjisë me erë “Cycavica Wind Farm” ka qenë i jashtëzakonshëm.
Merci !



