Kryetarit Haskuka i premtohet mbështetje nga shteti i Turqisë për realizimin e projekteve në Prizren

Mos i humb

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë znj. Kivilcim Kiliç, Konsulja e Përgjithshme e Republikës së Turqisë znj. Eylem Altunya dhe Hasan Burak Ceran, koordinator i TIKA-s për Kosovën, kanë vizituar të martën Kryetarin e Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka.

Delegacioni zyrtarëve nga institucionet turke që veprojnë në Kosovë, janë pritur me shumë ngrohtësi dhe dashamirësi nga kryetari Mytaher Haskuka, derisa i kanë uruar atij, suksese për katër vitet e ardhshme të qeverisjes në Prizren.

Delegacioni i zyrtarëve turk, ndërkaq i kanë premtuar Haskukaj mbështetjen e shtetit të Turqisë për realizimin e projekteve afatshkurtra dhe afatgjata të cilat lidhen direkt me mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit dhe shtetit të Kosovës në tërësi. Poashtu, zyrtarët e lartë nga Turqia, kanë premtuar se nuk do të mungojnë edhe takimet më të shpeshta me kryetarin Haskuka dhe kabinetin e tij me qëllimin e vetëm që të koordinohen në realizimin e objektivave të përbashkëta për vitin 2018./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit