Kryetarja e LRI me komisionerin evropian: Ngrita shqetësimin e papunësisë dhe shpopullimit

Mos i humb

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim Floida Kërpaçi është takuar me Komisionerin e Bashkimit Europian për Punësimin dhe të drejtat sociale, Nicolas Schmit me të cilin ka ndarë disa shqetësime. Në një postim në “Facebook”, ish-deputetja Kërpaçi shkruan se mungesa e punësimit, pagat e ulëta dhe punë jashtë orarit që mbetet e papaguar janë realitete të dhimbshme në Shqipëri. Sipas saj, punësimi i sigurt, me paga të larta është mision i LSI-së.

“Mungesa e punësimit, pagat e ulëta që për të përballuar muajin duhet të marrësh borxh, punë jashtë orari që mbetet e papaguar, janë realitete të dhimbshme të keqqeverisjes në Shqipëri.

❗Forumi Ekonomik Botëror e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e parafundit për mundësi punësimi.
Me Komisionerin e Bashkimit Europian për Punësimin dhe të drejtat sociale, Nicolas SCHMIT, ngrita shqetësimin e largimit masiv të të rinjve dhe Shqiptarëve nga vendi ynë.
Punësimi i sigurt, me paga të larta që siguron një jetë të sigurt është mision i LSI?!”, shkruan Kërpaçi.

foto galeri foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit