Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve plotësoi vakancën e krijuar në Këshillin e Bashkisë Tropojë, me kandidatin nga lista shumemërore e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Hamit Berisha.
Sipas njoftimit nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, u shty për në mbledhjen e radhës vendimmarrja për shpërndarjen e fondeve vjetore për partitë politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2024.
Po ashtu, u shty edhe shqyrtimi i rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Kristian Shkreli, kryebashkiakun e Vaut të Dejës, qarku Shkodër, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë.


