Kthimi i projekt-buxhetit për vitin 2021, Panarit: Pa plan për pandeminë, rrit shpenzimet për PPP

Mos i humb

Drejtori i kabinetit në presidencë, Edmond Panariti ka shpjeguar arsyet e kthimit në Kuvend të projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm nga kreu i shtetit Ilir Meta.

“Në një kohë kur të gjithë projeksionet e institucioneve ndërkombëtare parashikojnë rritje të numrit të të infektuarve, në buxhet nuk parashikohet mbështetje e mjaftueshme për këto nevoja emergjente.

Nuk ka buxhet për trajtim spital ndërkohë që pritet rritja e numrit të pacientëve në spital. Kjo është arsyeja thelbësore për kthimin e projekt buxhetit për vitin e ardhshëm.

Ndërkohë aty nuk parashikohen programe për të mbështetur biznesin e vogël apo për të përballuar pasojat e pandemisë pasi numri i vendit të punës të humbura përllogaritet në 50 mijë.

Për vitin e ardhshëm parashikohet rritje e pagesës përkundrejt PPP, 1/4 më shumë se një vit më parë. Kjo nuk është e justifikueshme”, tha Panariti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit