Kthyen picerinë në pikë për shpërndarje kokaine/ Droga ndahej në doza, “motoristi” ia çonte klientëve në vend të picave

Mos i humb

Dy të rinj, të moshës 24 dhe 21 vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës sepse e kishin kthyer picerinë në një pikë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Ata e ndanin në doza dhe më pas e shpërndanin lëndën narkotike kokainë dhe kanabis duke u kamufluar si shpërndarës picash.

Ndërsa një 23 vjeçare është proceduar penalisht për fshehjen e lëndës narkotike. Ajo rezulton të jetë bashkëjetuasja e administratorit të picerisë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. N, 24 vjeç, E. P, 21 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja Xh. Ç, 23 vjeçe. Shtetasi L. N, kishte në administrim një piceri, të cilën e shfrytëzonte për fshehjen e lëndës narkotike, dhe pasi e ndante në doza e shiste më pas nëpërmjet shtetasit E. P, I cili e shpërndante lëndën narkotike duke u kamufluar si shpërndarës picash, ndërsa shtetasja Xh. Ç, (bashkëjetuesja e L.N) ka fshehur lëndën narkotike.

Në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një peshore elektronike”, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit