Akuzat për korrupsion, lihen në burg dy specialistë-psikologë në burgun e Reçit

Mos i humb

Janë lënë në burg dy specialistët-psikologë të burgut të Reçit, Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi.

Hoxha dhe Laloshi akuzohen për korrupsion pasi në këmbim të raportit pozitiv me qëllim përfitimin nga sjellja e mirë janë filmuar duke marrë ryshfet.

Ata u vunë në pranga pasi gjatë transmetimit në emisionin “Stop” të datës 05.10.2021, këta punonjës shfaqen në pamje audio dhe video duke i marrë vlera monetare një personi i prezantuar si familjari i të dënuarit M.T., i cili po shlyen dënimin në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Vlerat monetare këta punonjës i kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së tyre në institucion me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në Gjykatë.

Si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonik që çdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit