KU QËNDRON SHPËTIMI?

Mos i humb

Bjellorusi/ Policia shtyp me dhunë protestat pas betimit si president të Lukashenkos

Policia ka përdorur dhunë dhe ujë më presion kundër protestuesve të mbledhur në sot pasdite në kryeqytetin Minsk, pas ceremonisë së fshehtë...

Shkarkimi i Prelës, reagon Salianji: Shpëtoi kriminelë e trafikantë, si duhej as dreqit. Po ju vjen dita!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të prokurores Donika Prela, ish-drejtuese e Krimeve të...

Opozitarët sauditë formojnë parti politike në diasporë

Opozitarët kundër regjimit të Arabisë Saudite jashtë vendit njoftuan se me kërkesën për demokraci kanë formuar parti politike të emërtuar si "Këshilli...

Tërmetet e 2019 i dëmtuan banesën, kryefamiljari në Shijak denoncon: Prej 1 viti s’kam marrë shpërblimin, më vendosën si kusht detyrimet

Një kryefamiljar në Gjepalat të Shijakut, Shpëtim Shahini ka denoncuar rastin e tij si i dëmtuar nga dy tërmetet e 2019, dhe...

Një përshkrim profetik, udhëzim hyjnor për secilin që e dëshiron shpëtimin e lirinë në kohë sprovash dhe të shkatërrimit, atëherë kur Ukbeh ibën Amir (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) dëgjoi shumë hadithe rreth trazirave të ndryshme, dhe se njeriu mund që në atë kohë ta shet fenë e tij për një pasuri të vobektë, sikur që qëndron tek hadithi:

“Shpejtoni në vepra para trazirave si errësira e natës, ndodh që njeriu të zgjohet si besimtar e ta ze nata si jobesimtar, ose në mbrëmje të jetë besimtar e ta gjen sabahu si jobesimtar, e shet fenë për një interes të kësaj bote.” E pyeta: o i dërguar i Allahut! Ku qëndron shpëtimi? Ai (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: Përmbaje gjuhën tënde, le të të mjaftojë shtëpija jote, dhe qaj për mëkatin tënd.”

Tre porosi të shkurtra, por me kuptime madhështore, ajo që e bën më madhështore është se flet për shpëtimin, sikur ta kuptojm drejt çka është shpëtimi?!

“Përmbaje gjuhën tënde”; a e dini përse? Sepse trazirat nëse vijnë, nisin gjërat të ngatërrohen, humb logjika e njeriut dhe shuhet drita, “trazira sikur errëzira e natës”, shikon njeriu para tij e nuk sheh asgjë, shikon mbrapa dhe nuk sheh asgjë, shikon në të djathtë e në të majtë dhe nuk sheh asgjë.

Në atë kohë njeriu nuk duhet të flasë me injorantët pa dituri, dhe nuk thellohet pa qenë i sigurt, por ai duhet ta përmbaj gjuhën e tij të mos flet për moralin e për gjakun e dikujt, mund të mos ia qëllojë e t’i bëj zullum, e të shpif për të ndershmit, ndërsa i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:  Ndodh që njeriu ta flet një fjalë, për një gjë që nuk e ka të qartë, rrëshqet për shkak të asaj fjale në zjarr, më larg se mes lindjes dhe perëndimit.”

Sa e rrezikshme që është gjuha, me një fjalë të njeriut e meriton hidhërimin e Allahut, Mëshiruesit: “Ndokush prej juve e flet një fjalë prej hidhërimit të Allahut, nuk e mendon se mund ta qon deri aty ky e qon, e Allahu të hidhërohet me të deri në ditën kur ta takojë.”

Për një fjalë bie në flakën e zjarrit: “Njeriu flet me një fjalë prej hidhërimit të Allahut, nuk i kushton vëmendje, ajo bëhet shkak që ky të fundoset në xhehenem.”

Ibën Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Është për çudi se, për njeriun është e lehtë të ruhet e të ketë kujdes prej ngrënies së haramit, padrejtësisë, zinasë, vjedhjes, prijes së alkoolit, e shikimit në haram , e shumë të tjerave, por për të është shumë e rëndë ta ruan lëvizjen e gjuhës së tij, sa që sheh ti një njeri që të gjithë bëjnë më shenjë kah ai për fetarinë, asketizmin e adhurimet e tija, por ai flet fjalë që hidhërojnë Allahun, sa që ai nuk u kushton vëmendje atyre fjalëve, për shkak të një fjale ai zbret (në zjarr) më larg se lindja me perëndimin, sa sheh prej atyre që ruhet të këqijave dhe zullumit, por që gjuha e tij prek nderin e të gjallëve e të vdekurve, e ai nuk e mendon se çka flet.”

Dëgjo këshillën e të dërguarit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) drejtuar Muadh ibën Xhebelit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), pasi që fillimisht ia mësoi disa rregulla të fesë, i tha atij: “A të tregoj për atë që i zotëron të gjitha këto? Thash: o i dërguar i Allahut: po! E kapi gjuhën pastaj tha: Sundoe këtë. Thash o i dërguar: a do të japim llogari edhe për atë që e flasim? Tha: Mos të të pastë nëna o Muadh, a përmbysen njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre, për diç tjetër përveç asaj që e kanë korrur me gjuhët e tyre?”

Nëse kjo është për në kohëra të rehatisë, komoditetit, e si do të ishte me ditët e trazirave të cilat vërshojnë si valët e detit?

Nëse të pëlqen heshtja, ta dish se heshtja ju pëlqente njerëzve të mirë para teje

E nëse të vije keq pse ke heshtur një herë, ta dish se keqardhja jote për atë që ke folur është më e madhe

“le të të mjaftojë shtëpija jote”; shtëpija në kohë të trazirave është një xhenet, të mbron me lejen e Allahut prej shumë të këqijave, e sëmundjeve. Sepse përzierja e shpeshtë me njerëzit në kohë trazirash, të shtyen në fjalë të kota, e të folurit pa dituri, kështu që shtohen polemikat, ngatërresat, debati, dhe gjërat vihen në dilemë për shumicën, kështu që ata janë në hamendje e kaos, dhe fatkeqësia qëndron aty tek ai i cili i bindet të pavërtetës, dhe e beson si e vërteta e vetme, dhe ai miqëson dhe armiqëson, sakrifikon për këtë, ndërsa ai në fakt është prej të humburve.

Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Dije se më e mira për një besimtar është që ai të shoqërohet me njerëz, e të jetë i durueshëm ndaj dëmeve të tyre, ky është besimtari më i mirë, se ai i cili nuk shoqërohet dhe nuk bën durim ndaj dëmeve të tyre, mirëpo, ndonjëherë ndodhin gjëra që vetmia atëkohë mund të jetë më hajr se përzierja me njerëz … për këtë është vërtetuar se i dërguari i Allahut (paqja dh ebekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Po afrohet koha kur për muslimanin pasuria më e mirë është një kope që e hedh rrafshinave të maleve, e puseve të shiut, kështu duke ikur me fenë e tij prej fitneve.

Ky është një dallim, kur vetmia mund të jetë më hajr, nëse në përzierje me njerëz ka sher e fitneh për fenë, përndryshe shoqërimi është më i mirë, njeriu të përzihet me njerëz e i urdhëron ata për të mirë, i ndalon nga e keqja, thërret në të vërtetën, e sqaron sunetin, dhe kjo është hajr, por nëse njeriu nuk arrin të jetë i durueshëm e shtohen fitnet, atëherë vetmia është më e mirë, qoftë edhe nëse e adhuron Allahun në maje të një mali, ose në mes të një lugine.” Përfundoi fjala e tij.

Për këtë shtëpija në kohë fitnesh është më e mirë për atë që dëshiron të shpëtojë, ta ruan veten, e të vetmohet me Zotin, ibën Kajimi (Allahu e mëshirfotë) ka thënë: “Atëherë kur njerëzit të mjaftohen me dynja, ti mjaftohu me Allahun, nëse ata gëzohen me dynja, ti gëzohu me Allahun, nëse ata ndihen të qetë me të dashurit e tyre, bëje që të ndihesh mirë me Allahun, kur ata të njihen me mbretërit e prijësat e tyre dhe u afrohen atyre, që të arrijnë krenari, pozitë, ti njihu me Allahun, bëhu i dashur për Të, kështu ti arrin krenarin e ngritjen më të lartë.”

Kujdes nga një përzierje e re, e që shumë pak kanë kujdes ndaj saj, njeriu mendon se ai është i vetmuar prej fitneve e që ai është i zhytur në to, është përzierja nëpër rrjetet sociale, ai në fakt është në shtëpi por vazhdon duke i shoqëruar njerëzit në bisedat e tyre, dikujt i shkruan, tjetrit i kthen përgjigjen, dikë e përkrah e tjetrin e sulmon, armiqëson e miqëson, kështu që trupi i tij është në shtëpi por mendja e tij është në ndeja.

“dhe qaj për mëkatin tënd”; dhe atë se në ditët me fitne shfaqen të metat e shumicës së njerëzve e gabimet e tyre, problemet dalin në shesh me fjalët dhe vendimet e tyre, kështu njeriu preokupohet me të metat e të tjerëve në vend të të metave personale, me gabimet e tyre e jo me gabimet e tija, ai konsideron veten shumë të pastër ndërsa akuzon të tjerët, mund të jetë një fjalë e vetme duke gjykuar të tjerët, e që aty të jetë shkatërrimi i tij.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë:  ishin dy vëllezër nga beni israilët, njëri prej tyre ishte mëkatar e tjetër i zellshëm në adhurime, i zellshmi vazhdonte çdo ditë të shihte tjetrën në mëkat, e thoshte: Ndal. Kështu një ditë e gjetë në mëkat e i tha atij: Ndal. Ai ia ktheu: Më le mua me Zotin tim, a je dërguar kujdestar mbi mua. Ai i tha: Betohem në Allahun se nuk do ta falë ty , ose Allahu nuk do të fus ty në xhenet. Që të dy vdiqën dhe dolën para Zotit të gjithësisë, e Allahu i tha të zellshmit: a ishe në dijeni për Mua, ose ishe i aftë për atë që Unë kam në dorë. E i tha mëkatarit: shko dhe hyn në xhenet, me mëshirën Time, e tjetrit i tha: shkoni me të për në zjarr.”

Ebu Hurejra thotë: Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, foli vetëm një fjalë me të cilët shkatërroi dunjanë dhe ahiretin e tij.

Përktheu: Shpend Zeneli / albislam/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Si të pastrojmë këpucët e bardha, 8 mënyra të thjeshta me produkte shtëpiake

Këpucët e bardha janë pjesë e garderobë së të gjithëve pothuajse. Fatkeqësisht, meqenëse ato bëhen...

“EBA i ka bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për avionët luftarakë F-35”

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të cilat pak kohë më parë nënshkruan marrëveshjen e "normalizimit" me Izraelin, thuhet se i kanë bërë...

COVID-19, rritje rekord e infeksioneve të reja në Europën Qendrore

Sllovakia ka thyer rekordin e saj për rritjen ditore në numrin e rasteve të COVID-19 për të katërtën ditë radhazi, duke raportuar...

Katari refuzon presidencën e radhës në Ligën Arabe

Katari ka refuzuar të marrë presidencën e radhës në Ligën Arabe nga e cila u tërhoq Palestina. Sipas rregullores...

Virusi i ri ‘Alien’ mund të vjedhë kredencialet nga 226 aplikacione duke përfshirë Facebook, Gmail, Snapchat

Një ekip i studiuesve të sigurisë IT nga ThreatFabric kanë zbuluar një lloj të ri malware Android që vjen me një gamë...