Kujdes! Konsumimi vetëm i perimeve rrit rrezikun nga sulmi në tru!

Mos i humb

Një hulumtim i zhvilluar nga EPIC-Oxford vuri në dukje se tek njerëzit që konsumojnë vetëm perime është ulur rreziku nga sëmundjet e zemrës ndërsa është rritur rreziku i goditjes në tru.

Shkencëtarët britanikë ekzaminuan të dhënat e projektit hulumtues afatgjatë i cili ka ekzaminuar të ushqyerit dhe shëndetin e 48.000 personave.

Gjysma e pjesëmarrësve të cilët janë ndjekur gjatë viteve 1993-2001 kanë ngrënë mish, 7.500 peshk ndërsa mbi 16.000 prej tyre kanë qenë vegjetarianë dhe veganë.

Gjatë kësaj periudhe janë shënuar 2.820 sëmundje koronare të zemrës si dhe 72.000 raste të goditjes në tru prej të cilave 300 hemorragjike.

Ekspertët vëzhguan se tek vegjetarianët dhe veganët sëmurja nga sëmundja koronare e zemrës është zvogëluar për 22 për qind ndërsa tek ata që hanë peshk është ulur me 13 për qind.

Nga ana tjetër, sipas hulumtimit, është rritur me 20 për qind mundësia për goditje në tru tek ata që ushqehen me perime.

Hulumtuesit theksuan se ky rrezik tek vegjetarianët dhe veganët mund të jetë e lidhur me nivelin e ulët të vitaminës B12, duke tërhequr vëmendjen për më shumë punime në lidhje me çështjen, shkruan aa. Ndërkohë dietistët propozuan që për shëndetin më mirë është ushqimi i shumëllojshëm.

Detajet e hulumtimit janë publikuar në revistën “British Medical Journal”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit