Një operacion anti-drogë ka kulmuar me arrestimin e 15 shqiptarëve që dyshohet se kishin mbjellë marihuanë në një provincë të Malagas.
Hetimi i kryer nga Policia Kombëtare dhe Garda Civile, ka përfshirë ndërhyrjen e 3696 bimëve të fazave të ndryshme të rritjes dhe 167 kg fara.
Hetimet filluan në maj të vitit të kaluar, pasi në një shtëpi në Coin, u gjet një sasi e konsiderueshme droge.
Agjentët, arritën të binin në gjurmët e shtëpisë për shkak të erës së fortë që lëshonin bimët. Sipas policëve, 15 anëtarët e organizatës, të gjithë shqiptarë shpërndaheshin në lokacione të ndryshme në qytet dhe kultivonin drogën.
Njëra nga shtëpitë përdorej si tharëse për marijuhanën që kultivohej në plantacionet e tjera.
Nga operacioni u sekuestruan gjithsej 3696 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes, 167 kilogramë sytha marihuane, 6336 euro para të gatshme, 3 automjete dhe 1 detektor të sistemit GPS.
Hetimi është drejtuar nga Gjykata e Udhëzimit numër 3 të Coín, e cila dekretoi hyrjen në burg të përkohshëm të 15 të arrestuarve. Ky operacion është kryer nga agjentë që i përkasin kompanisë Coín Civil Guard dhe Fuengirola Udyco.


