Kultivonte kanabis, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Kolonjë, policia jep detajet

Mos i humb

Një 39-vjeçar me inicialet B.A., është shpallur në kërkim nga policia për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia  bën me dije se gjatë kontrolleve në fshatin Taç i Sipërm në një parcelë në pronësi të tij, u gjetën 32 bidona plastikë të përshtatur si kubikë, në katër prej të cilëve ishin kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Informacion- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, për veprën “Kultivimi i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit B. A., 39 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë dhe po punojnë për kapjen e tij, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Taç i Sipërm, në një parcelë në pronësi të tij, u gjetën 32 bidona plastikë të përshtatur si kubikë, në katër prej të cilëve ishin kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit