Kundër masave anti-Covid, policia çeke shpërndan me gaz lotsjellës e topa uji mijëra protestuesë

Mos i humb

Mijëra protestues, duke përfshirë tifozë “radikalë” të futbollit sipas policisë, u mblodhën në Sheshin historik të Qytetit të Vjetër për të protestuar kundër masave të vendosura nga autoritetet në Pragë për të frenuar koronavirusin.

Ata gjithashtu kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Roman Prymula.

Protesta u kthye e ashpër ndërsa protestuesit dhe policia u përleshën pasi autoritetet filluan të shpërndanin turmën, duke thënë se pjesëmarrja e tejkaloi shumë kufirin.

Organizatorët e përfunduan protestën pas një ore, por më pas ndodhën përleshjet.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit të cilët hodhën në drejtim të policisë fishekzjarre dhe objekte të tjera.

“Pjesëmarrësit sulmuan policinë pa ndonjë arsye.Ne përdorëm një top uji, gaz lotsjellës”- u tha gazetarëve shefi i policisë së Pragës Tomas Lerch, ndërsa një oficer tjetër i përshkroi ata si “tifozë radikalë”.

Ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek tha se organizatorët e protestës nuk do t’i ikin drejtësisë, pasi ata nuk kishin marrë masat e duhura që të respektojnë vendimet e qeverisë, sa i përket masave mbrojtëse kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Përmes një video-mesazhi të postuar në rrjetet sociale, kryeministri çek, Adrej Babis, u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria për të luftuar virusin dhe kërkojë nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, nëse është e mundur.

Të hënën, Qeveria çeke ndaloi të gjitha ngjarjet sportive për një periudhë dyjavore, me përjashtim të ngjarjeve sportive me karakter ndërkombëtar.

Republika Çeke ka regjistruar numër të lartë të rasteve të reja në javët e fundit.

Më 5 tetor, ky shtet po ashtu rivendosi gjendjen e jashtëzakonshme.

Të shtunën, më 17 tetor, në Çeki u regjistruan 8,700 raste të reja me koronavirus, njoftuan autoritetet.

Që prej fillimit të pandemisë, Republika Çeke ka regjistruar pothuajse 169,000 raste me kroonavirus dhe mbi 1,350 viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit