KUNDËRZBULIMI AMERIKAN: RUSIA, KINA, IRANI PO PËRPIQEN TË INFLUENCOJNË ZGJEDHJET

Mos i humb

Ogerta Manastirliu tek Urgjenca Kombëtare: Dyfishojmë ekipet e terrenit, shtojmë dhe 36 autoambulanca të reja

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar Urgjencën Kombëtar nga ku ka njoftuar se deri në fund të vitit do i shtohen...

Borrell në vetizolim, kontakt me një të infektuar me Covid-19

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme dhe Sigurisë, Joseph Borrell, është futur në vetë izolim, pasi ka qenë në...

Meta me tone të ashpra: Pas shkeljes brutale të ‘5 qershorit’ mund të shkojmë drejt katastrofës! Ora e përballjes po afron

Presidenti Ilir Meta e nis ditën e sotme me një mesazh të fortë, teksa shprehet se “Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë,...

Viktimat e krimit në Kosovë, të pambrojtura nga shteti

Viktimat e krimeve në Kosovë vazhdojnë të jenë të pambrojtura si pasojë e moszbatimit të ligjeve në fuqi, thonë përfaqësues që merren...

Drejtori amerikan i kundërzbulimit ka shprehur shqetësim për ndërhyrje nga Kina, Rusia dhe Irani në zgjedhjet e 2020.

Zbulimi amerikan arrin në përfundimin se Kina shpreson që Presidenti Donald Trump do të humbasë zgjedhjet, Rusia po përpiqet të dëmtojë imazhin e demokratit Joe Biden, ndërsa Irani po përpiqet të minojë institucionet demokratike, tha përmes një deklarate Bill Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit.

Në deklratë zoti Evanina ofron analizën më të fundit të shërbimeve të zbulimit për kërcënimet ndaj zgjedhjeve të nëntorit.

“Shumë aktorë të huaj preferojnë njërin ose tjetrin kandidat dhe këtë e kanë shprehur në komunikime të fshehta, ose të hapura si dhe në akte influencuese,” tha zoti Evanina. “Ne jemi kryesisht të shqetësuar me aktivitetet e mundshme të Kinës, Rusisë dhe Iranit”.

Kina e konsideron Presidentin Trump “të paparashikueshëm” dhe nuk do rizgjedhjen e tij, tha zoti Evanina Kina ka zgjeruar përpjekjet e influencës para zgjedhjeve, duke u munduar të ndikojë tek politikat amerikane dhe t’u bëjë presion figurave që i konsideron si kundërshtare të Pekinit, tha zyrtari amerikan.

“Megjithëse Kina do të vazhdojë të peshojë përfitimet dhe rreziqet e veprimeve agresive, publikisht retorika e saj është bërë më kritike ndaj administratës aktuale në lidhje me reagimin ndaj COVID-19, mbylljen e konsullatës kineze në Hjuston si dhe akte të tjera,” shkruan në deklaratë zoti Evanina.

Për sa i përket Rusisë, zbulimi amerikan arrin në përfundimin se Moska po përpiqet të “denigrojë” zotin Biden dhe përkrahësit e tij që i shikon si anti-rusë. Zoti Evanina tha se kritikat ndaj zotit Biden duket se burojnë që nga koha kur ai ishte nënpresident, lidhur me politikat e tij ndaj Ukrainës dhe kundërshtimin e tij ndaj politikave të brendshme të Presidentit Putin.

Zoti Evanina veçoi ligjvënësin ukrainas pro-rus Andriy Derkach, duke e akuzuar se po përhap “pretendime për korrupsion” dhe po publikon tekste të telefonatave të përgjuara në përpjekje për të minuar zotin Biden dhe demokratët.

Po ashtu, ai paralajmëroi se ashtu si në fushatën e 2016, kur shërbimet e zbulimit arritën në përfundimin se Rusia u përpoq të ndihmonte fushatën e zotit Trump përballë rivales Hillary Clinton, ka prova se agjentët rusë po mbështesin Presidentin Trump.

“Disa aktorë që kanë lidhje me Kremlinin po përpiqen të ndihmojnë kandidaturën e zotit Trump përmes medias sociale dhe televizionit rus,” tha zoti Evanina.

Sipas analizës së zotit Evanina, Irani përpiqet të minojë institucionet demokratike amerikane si dhe të përçajë Amerikën para zgjedhjeve.

“Përpjekjet e Iranit në këtë drejtim përqëndrohen në aktivitet online, si përhapja e dizinformimit përmes internetit, në median sociale dhe përhapja e materialeve nga palë të tjera anti-amerikane,” shkruan zoti Evanina.

“Teherani nxitet pjesërisht nga bindja se nëse rizgjidhet Presidenti Trump do të vazhdojë presioni amerikan ndaj Iranit në përpjekje për të nxitur ndryshim regjimi në këtë vend,” shkruan drejtori i kundërzbulimit amerikan, Bill Evanina.

Shtëpia e Bardhë reagoi të premten duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë ndërhyrje në procesin zgjedhor amerikan. Përmes një deklarate, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Ullyot, tha se qeveria amerikane është gati për t’iu përgjigjur kërcënimeve duke përdorur të gjithë instrumentet e fuqisë kombëtare.

“Zgjedhjet e lira dhe të drejta janë gurëthemeli i demokracisë amerikane. Presidenti Trump dhe administrata e tij vazhdojnë të demonstrojnë një angazhim të vazhdueshëm për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve,” shkruan zoti Ullyot, pas deklaratës së shefit të kundërzbulimit amerikan, Bill Evanina

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Konsola e edicionit special PS5 Spider-Man është absolutisht e mrekullueshme

Tani jemi vetëm disa javë larg nga prezantimi zyrtar i Sony PS5, me lojtarë në të gjithë botën që po presin të...

Lufta ndaj Covid-19, Uellsi deklaron izolim dy javor

Nga 23 Tetori deri në 9 Nëntor do të rikthehet në një izolim pothuajse të plotë, një masë e cila u mor...

Konflikti vazhdon në Nagorno-Karabakh, të paktën 810 viktima

Një armëpushim i ri, i vendosur të shtunën në mesnatë që synonte ndalimin e luftimeve për rajonin e Nagorno Karabakut, duket se...

Maqedonia e Veriut drejt orës policore, Ministri i Shëndetësisë apel: Situata serioze, hapi i ardhshëm…

Maqedonia e Veriut po shënon shifra të larta të COVID-19 dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron se vendi nuk është shumë...

Korbat e kurorës/ Legjenda e zogjve të Kullës së Londrës, që mbrojnë Britaninë

Këta zogj që shihni në pamje e kanë ndërtuar folen e tyre në Kullën e Londrës dhe madje kanë një kujdestar që...