Kur e keqja kthehet në traditë

Mos i humb

Zgjedhjet në SHBA: Aleati i Trump, Chris Christie i bën thirrje të pranojë humbjen

Një nga aleatët më të ngushtë të presidentit amerikan Donald Trump, i bën atij thirrje të pranojë humbjen e tij ndaj Joe...

Veliaj në Ndroq: Shqipëria ringrihet edhe më e fortë falë punës për rimëkëmbjen e vendit

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot nisjen e punimeve në Njësinë Administrative Ndroq, pjesë e procesit të rindërtimit. Veliaj...

15 të vdekur dhe 775 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903...

Rëndohet situata nga COVID-19 në Gjirokastër/ Mbyllet pjesërisht bashkia dhe institucione të tjera

Situatë e përkeqësuar e epidemisë së Covid-19 në Gjirokastër. SHSH Gjirokastër ka bërë mbyllje të pjesshme deri në një...

Nga Abdullah ibn Mesudi (r.a) përcillet se ka thënë:
“Si do të jetë halli juaj, kur një fitne t’iu jetë pështjellë si rrobë, sa që me të do të rritet i vogli dhe do të plaket i rrituri dhe ajo do të shndërrohet në sunnet. Nëse ajo ndryshohet një ditë, do të thuhet: Kjo është e keqe!
– Kur do të ndodh kjo? – u pyet.
– Kur të pakësohen besnikët, shtohen prijësit, pakësohen dijetarët dhe të shtohen lexuesit tuaj; kur të mos mësohet për fenë dhe me veprat e ahiretit të përfitohet dynjaja.”
(Darimi 1/75, Tergib ue Terhib 1/94 etj.)

Edhe pse kjo thënie nuk i atribuohet Profetit (alejhi salatu ue selam), por për nga përmbajtja ajo ka të bëjë me gjëra të cilat nuk mund të bazohen vetëm në opinionin njerëzor të Ibn Mesudit, por duhet të kenë edhe burim hyjnor nga shpallja, pra se ai duhet të ketë dëgjuar dhe kuptuar diçka nga Profeti në këtë drejtim.

Në këtë thënie, Ibn Mesudi, duke iu drejtuar njerëzve të kohës së tij, u tregon atyre se do të përballen në të ardhmen me ndonjë sprovë, ku diçka e gabuar do të kthehet në zakon e traditë, saqë njerëzit do të jetojnë aq gjatë me të, aq sa do ta konsiderojnë atë si pjesë e fesë. Dhe nëse kjo praktikë do të ndryshohet një ditë apo do të tentohet të ndryshohet, ky ndryshim do të kontestohet si i keq.

Kjo tregon se edhe e gabuara dhe e keqja kur zgjaten në praktikën e njerëzve kthehen në diçka të pranuar tek ta, ndaj dhe kjo na tërheq vëmendjen se praktikat fetare nuk duhet të lidhen vetëm me zakonin e njerëzve dhe traditën e tyre, por mbi të gjitha me argumentet bazë të fesë, sepse tradita e njerëzve jo gjithmonë është argument për saktësinë e saj fetare.

Tradita e vërtetë fetare është ajo që lidhet gjithmonë me origjinën, me burimin e fesë dhe rrjedh në mënyrë të pandërprerë prej saj dhe jo diçka e cila praktikohet për një kohë të gjatë, sado qoftë ajo, ndërkohë që në krahasim me traditën burimore ajo është më re.

Më pas Ibn Mesudi shpjegon se ky fenomen do të ndodhë kur njerëzit të kenë humbur besën, dhe praktikisht ata që mbajnë fjalën dhe janë besnik të parimeve të jenë më të pakët. Kur të shtohen si rezultat i përçarjes prijësit dhe udhëheqësit politik apo edhe për shkak të zgjerimit të territoreve nën sundimin e muslimanëve. Kur të pakësohen dijetarët e fesë, ata që kuptojnë më së miri atë, thelbin dhe dispozitat e saj, dhe krahas kësaj veprojnë me këtë dije. Por, ndërkohë do të shtohen njohësit sipërfaqësorë të dijes fetare që janë kënduesit e Kuranit, apo edhe lexuesit e shumtë të dijes, por kjo megjithatë nuk i bën ata dijetarë, sidomos nëse ata nuk praktikojnë atë që dinë. Në të njëjtën kohë do të dominojë mësimi me rigorozitet dhe përqendrimi tek dijet jofetare, ose ka për qëllim se dija fesë mësohet pa sinqeritet dhe për hir të dynjasë dhe e gjitha kjo padyshim, do të sjellë për njerëzit ndryshim në praktikën e tyre fetare, sepse ata do t’i japin përparësi jetës së kësaj bote duke përfituar të mirat e saj madje edhe me adhurime dhe punët e mira që bëhen për hir të Zotit.

Ajo që duhet vënë theksi këtu dhe lexohet qartë nga kjo thënie është se: mungesa e dijes fetare dhe e thellimit të në dhe sidomos sipërfaqësia e njohjes së saj, shton gjasat e shtimit të mediokritetit dhe sharlatanizmit, për të mos folur pastaj për mungesën e sinqeritetit dhe prirjeve egoiste njerëzore, që marrin hov në një situatë të tillë.
Kjo situatë nuk vlen vetëm për kohën e sotme, por për çdo kohë të ngjashme, të cilat nuk kanë qenë të rralla në historinë e myslimanëve. Edhe pse duket sikur kjo fjalë të jetë thënë posaçërisht për epokën tonë, por ndërkohë është fakt se historia riciklon veten në një mënyrë ose tjetrën, sepse në thelb njeriu është apo ai, ndaj dhe gjendjet dhe situata nëpër të cilat ai kalon janë të ngjashme. Kjo na shpie në një konkluzion tjetër tashmë, që edhe kurimi për të njëjtat sëmundje është i ngjashëm. Dhe dihet që është rruga e profetëve. Kështu që nga kjo kuptojmë se pse shpesh vonohet kurimi i një problemi social e fetar, kur ndërkohë për të bëhen përpjekje nga shumë drejtime dhe shumë njerëz me nijet të mirë. Fakti është se shpesh ajo që mendohet si kurë, nuk është e tillë, e shpesh mund të rezultojë dëmtuese ose edhe minuese e kurës së vërtetë. Dhe kura e sëmundjeve sociale e fetare, ashtu si ato të shëndetit trupor, nuk shpiket, por kërkohet. E gjen ai që di ku ta kërkojë dhe e pranon ai që nuk harron kurrë burimin e së vërtetës, që na ka folur për sëmundjen dhe ilaçin njëkohësisht.

Hoxhë Justinian Topulli

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Bukëvale në Shtëpi – Ideale Për Një Darkë të Ngrohtë, të Shijshme

E ëmbël apo e kripur, bukëvalja mbetet përherë një nga gatimet më të hershme e të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare.

A Duhet Ngrënë Banane Me Stomak Bosh – Përgjigjet

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi. Këshillat e ekspertëve thonë se...

Facebook do të vë në qarkullim kriptovalutën e saj

Facebook dhe partnerët e saj po përgatiten të lëshojnë kriptovalutën qysh në janar të vitit të ardhshëm, raportoi Financial Times të premten,...

Situata në Afrikë/ Mbi 2,15 milionë raste me COVID-19

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 150 mijë.

Kërkesat e avokatëve/ Haxhia: Do të reagojmë nëse nuk merren parasysh

Një drejtësi që i bindet vetëm prokurorisë dhe nuk merr parasysh kërkesat e avokatëve, që mbrojnë në fushëbetejën e gjyqësorit interesat e...