Të premten përballja me Serbinë në Uashington, delegacioni i Kosovës niset drejt SHBA-ve

Mos i humb

Ditën e premte pritet të mbahet takimi i shumë përfolur mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Mësohet se sot delegacioni i cili kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti janë nisur drejt SHBA-ve.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Xhavit Beqiri këshilltar i kryeministrit Hoti, ndërsa ftesa është bërë nga këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein. “Po është nisur sot”, ka thënë shkurt Beqiri. Pjesë e ekipit të delegacionit të Kosovës, i cili do të përballet me Serbinë në tavolinën e dialogut përveç Hotit, është raportuar se do të jenë edhe dy zëvendëskryeministrat, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj-Halimi, ministrat nga radhët e AAK-së, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj-Stublla, si dhe ministri i Infrastrukturës Abran Abrashi.

Në delegacion, është përfshirë edhe koordinatori Shtetëror, Skender Hyseni dhe shefja e kabinetit të kryeministrit Hoti, Ardita Dushi. Ky takim fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 2 shtator, por u shty për dy ditë më vonë. Po ashtu, më 7 shtator, në Bruksel pritet të takohen delegacionet e të dyja vendeve, të përfaqësuara në nivelin më të lartë politik, nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Kryeministri Hoti deklaroi këtë javë se Kosova e zhvillon dialogun për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit