Kurteshi: Përjashtimi nga EQAR-i izolon studentët e Kosovës

Mos i humb

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet debati parlamentar lidhur me vendimin e EQAR për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit ka thënë që Kosova do të ketë pasoja të mëdha si shkak i këtij vendimi.

“Konstatoj se fatkeqësisht edhe pas 131 viteve të hapjes së parë të shkollës shqipe, arsimi lë shumë për të dëshiruar. Kam vërejtje për Ministrin e Arsimit i cili është ftuar dy herë për të raportuar në komision dhe të dyja herë ka konfirmuar ardhjen e pastaj ka munguar, përjashtimi i AKA-së nga EQAR-i nuk mund të injorohet dhe të thuhet se nuk ka ndonjë pasojë, bazuar në informatën që Ministri i Arsimit i ka dërguar këtij komisioni të cilin arsyetim nuk e kemi marrë asnjëherë, përveç tjerash thuhet se bordi është shkarkuar me kërkesë të Kryeministrit, Ministri ka deklaruar se puna e bordit nuk i ka përmbushur detyrat ligjore, anëtarët e bordit janë shkarkuar pa u kontaktuar së pari njëherë ata, dhe kjo flet për mungesë transparence, mendoj se nga këto gabime duhet të nxjerrin mësime sepse pasojat janë më të mëdha se sa që mund ti marrim në mend”, tha Kurteshi.

Kurteshi shtoi se me këtë vendim po izolohen studentët kosovarë, të cilët pas përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akredimit do të përballen me procedura shtesë në aplikimin për studime në Universitetet e Bashkimit Evropian, raporton lajmi.net.

“Ministri ka deklaruar se asnjë student nuk do të ketë probleme me njohjen e diplomave ndërkombëtarisht, kurse drejtori i EQAR-it, ka thënë se përjashtimi i Kosovës do të izolojë studentët e Kosovës, tanimë aplikimi i studentëve do të jetë shumë më i gjatë për shkak të procedurave shtesë, për të dalë nga kjo situatë Ministri duhet të heqë propozimet e bordit, Ministri duhet të përgjigjet pse është shkarkuar ky bord, dhe më e rëndësishmja duhet të dalë me një plan përmes të cilit duhet të dalim nga kjo situatë”, përfundoi Kurteshi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit