Kurti “akuzon” Qeverinë për pengim të hetimit ndërkombëtarë për Deharin

Mos i humb

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për medie edhe një herë u anku në pushtetin e Kosovës, për çka tha ai se kjo qeveri nuk po e lejon hetimin ndërkombëtarë të vdekjes së Astrit Deharit.

“Nuk ka lëvizje nga kjo qeveri nuk po e lejon hetimin ndërkombëtar. Por, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ndalet, do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për Deharin, do të vazhdojë presionin për hetime”, tha Kurti.

Kurti më pas tha se në burgun e Prizrenit Astrit Deharin nuk e mori sëmundja por padrejtësia.

“Astriti nuk ishte ne burg por ishte i paraburgosur, është diçka ndryshe kur është në paraburgim pasi që Astriti ishte i pafajshëm”, tha Kurti, duke shtuar më pas se Astriti nuk është marrë fare në pyetje nga prokurori, dhe ai e shpalli vetëvrasje pa u bërë autopsia

“Raporti i autopsisë ishte bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes ndërsa Kryeprokuori Syle Hoxha bëri të ditur se është vetëvrarë”, u shprehë Kurti.

Ai kujtoi kështu një deklaratë të kryeparlamentrit Kadri Veseli , “kujdes se po e vrani veten”, për të cilën Kurti tha se kurrë nuk është ditur se pse po e thotë një diçka të tillë.

Kurti përmendi edhe vdekjen e Naser Makollit, si dëshmitar i rastit Dehari. “Naser Makolli ishte dëshmitari i parë i këtij rasti i cili me pas gjendet edhe vet i vdekur në burgun e Lipjanit”, tha Kurti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit