Kurti: Anëtarësimi i Serbisë në BE varet vetëm nga Kosova

Mos i humb

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për dialogun me Serbinë, ka thënë se anëtarësimi i kësaj të fundit në BE, varet ekskluzivisht nga Kosova dhe marrëveshjet e arritura.

 “Dialogu po bëhet që Serbia të marrë ulëse në BE. Për tu anëtarësuar Serbia në BE, kjo gjë është e varur nga Kosova. Varësia e Serbisë nga Kosova quhet kapitulli 35”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, qëllimi dytësor i Serbisë është që të krijojë Asociacion asimetrik nga brenda, kryeqytet i të cilit do të ishte Mitrovica e Veriut.

“Duket që ata e duan një Asoaciacion të ndryshuar, ndërkaq që ajo është asimetrike nga brenda. Meqë rast  Mitrovica Veriore bëhet kryeqytet, pra ky është synimi i Serbisë, ndërkaq që synimi kryesor është anëtarësimi në BE, gjë që varet nga Kosova”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka kritikuar vazhdimin e dialogut për marrëveshje të reja, pa u miratuar ato paraprake, duke thënë se qëllimi i gjithë kësaj ka qenë vetëm dialogu, dhe jo marrëveshjet e reja./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit