Irani: Nuk do të ketë takime me SHBA-të

Mos i humb

 

 Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Behram Kasimi tha se nuk bëhet fjalë për një takim në mes të Iranit dhe SHBA-ve.

Kasimi në një konferencë për media në Teheran tha se përderisa vazhdon qëndrimi “armiqësor” i SHBA-ve ndaj Iranit nuk mund të ketë negociata.

“SHBA-të çdo ditë po dëshmojnë se nuk janë të besueshme. Me SHBA-të të cilat kanë një politikë të tillë assesi nuk mund të bëhet fjalë për takime”.

Zëdhënësi Kasimi u shpreh se është i kënaqur me atë që deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit kanë shkaktuar që kundërshtarët e regjimit jashtë shtetit të mbrojnë Iranin.

Gjatë konferencës, gazetarët ia rikujtuan zëdhënësit se ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif ditë më parë ka vizituar Omanin dhe se pas këtij takimi ministri i Jashtëm i Omanit, Yusuf bin Alevi ka udhëtuar për në SHBA-të, dhe e pyetën nëse kjo është një iniciativë për ndërmjetësim.

“Nuk kam informacione në lidhje me përmbajtjen e takimeve të Bin Alevit në SHBA”, u përgjigj Kasimi.

Omani njihet me rolin e ndërmjetësit mes SHBA-ve dhe Iranit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit