Kurti: “Dialogu me Serbinë i shpëton ‘kokën’ Thaçit”

Mos i humb

Ndaj vendimit të Presidentit Thaçi për takim me Presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç në lidhje me dialogun, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, e cila thotë se Thaçi po vepron krye në vete.

Presidenti Thaçi me këto veprime po e shpejton anëtarësimin e Serbisë në BE ndërsa po e ngadalëson procesin e Kosovës për të mbrojtur veten e vet nga Gjykata Speciale, kështu është shprehur Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, në konferencën për media, raporton Kosova Post.

“U bën 3 muaj nga demarkacioni me Malin e Zi dhe deri me tani nuk është bërë asgjë me atë se çka ka thënë kryeministri, ai e ka tërheq këtë çështje dhe nuk po bëhet asgjë në këtë drejtim. Deputetët u patën mashtruar nga korrigjimi për raportin e Bulliqit i cili nuk po ndodhë. Ndodhemi në situatën ku nuk mund të kemi demokraci për shkak të pakicës, numri i deputetëve të opozitës është më i madh se sa ai i qeverisjes. Kosova nuk mund ta ndërtojë shtetin e saj pa demokraci dhe nuk ka demokraci me numër të pakicës” , ka thënë Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes Kurti, ka adresuar një varg kritikash udhëheqjes së Kosovës për çështjen e dialogut, derisa ka përmendur se dialogu Kosovë –Serbi nuk është i udhëhequr nga parimet e as nga kërkesat ndaj Serbisë.

Sipas tij, dialogu nuk është i barabartë, derisa Vuçiq shkon në Bruksel, kurse Thaçi jo, por takohet me Vuçiqin pasi ai të kthehet nga Brukseli.

“Ky dialog i duhet Serbisë pasi i duhet për anëtarësim, ndërsa Thaçit i duhet të ngadalësoj për shkak të gjykatës speciale. Dialogu me Serbinë nuk është prioritet për Kosovën, kurrfarë finale e madhe nuk do të ketë dialogu, prandaj kjo nguti në dialog i konvenon vetëm Thaçit. Liria personale e tij  varet nga dialogu”, është shprehur Kurti për të shtuar se presidenti Thaçi nuk është person kredibil për të udhëhequr me dialogun.

“Presidenti nuk është më një njeri që bën gabime të paqëllimshme nuk është as kredibil e as kompetent për detyrën që ja ka përcaktuar vetvetes. Marrëveshjet e presidentit apo ujditë e mfshehta të tij nuk vlejnë në Kosovë. Duhet ta bëjmë shqyrtimin dhe vlerësimin e dialogut 6 vjeçar të shohim se ku jemi dhe me pas të vazhdojmë me emra e ekipe të dialogut që duhet të jetë me parime e kushte”, theksoi Kurti. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit