Kurti e Konjufca padisin Thaçin e Veselin për shpifje

Mos i humb

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti bashkë me shefin e Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjfuca kanë dorëzuar sot në Pallatin e Drejtësisë një padi.

Ata kanë paditur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli se kanë shpifur në deklaratat e tyre në seancën e ‘Syrit të Popullit’.

Kurti ka thënë se Thaçi e Veseli dhanë deklarata të rreme, derisa ishin betuar për të thënë të vërtetat.

“Në seancën e ‘Syrit të Popullit’, dy krerët e shtetit kanë dhënë deklarata të rreme. Ata kanë rrezikuar republikën dhe janë deklaruar nën betim. Këtë ata dy e kanë bërë para katër muajsh”, ka thënë Kurti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit