Kurti Haradinajt: Të mori me qera presidenti Thaçi

Mos i humb

Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili po udhëheqë tryezën e sotme me partitë politike, me përjashtim të Listës Serbe, thumboj kryeministrin Ramush Haradinaj duke thëne se atë e ka marrë me qera presidenti Hashim Thaqi.

“Thaçi e ka marrë me qira kryeministrin. Haradinaj duhet të jep dorëheqje dhe të shkojmë në zgjedhje. Le të shkojmë në zgjedhje dhe hartën le të ia hedh qytetarëve të Rugovës sikurse Murat Mehës. Është detyra jonë ta kërkojmë dorëheqjen e z. Haradinaj e nëse ai nuk do, atëherë le ta hedh qeverinë e tij në mocion mosbesimi. Nëse asnjëherë nga këto nuk ndodhë, do të detyrohemi ne si opozitë, bashkë me forcat opozitare duhet të bëjmë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë”, tha Kurti.

Kurti nuk u ndal me kaq, duke shkuar me tutje me kritika ndaj kryeministrit Haradinaj për staf të ngarkuar qeveritarë, ndërsa presidentin e vendit Hashim Thaçin e quajti mashtrues.

“Haradinaj i bëri 21 ministra, mbi 80 zëvendësministra, e 5 zëvendës kryeministra, ratifikoi demarkacionin e Meha e Thaçit, mashtroi për liberalizmin e vizave, e rifilloj zajednicën e Serbisë, e dërrmoj postën me keqëmenaxhim, një pjesë te kabinetit e ka te mbushur me njerëz që janë nën hetime, si deficiti tregtar e borxhi publik janë rritur, pagoi 1 milion euro për serbët në veri’ tha Kurti. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit