Kurti jep detaje nga takimi i fundit në Bruksel

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje të reja për takimin e fundit në Bruksel.

Ai e ka quajtur të pavërtetë publikimin e një dokumenti të BE-së ku thuhet se Kurti e refuzoi planin e sekuencimit të zbatimit të marrëveshjes ndërkaq Vuçiç e pranoi.

Kurti vazhdoi kritikat ndaj ndërmjetësve të dialogut, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak të cilët sipas tij e ekspozuan përballë një skenar që e kishin dizajnuar më herët për ta vënë në qendër themelimin e Asociacionit në kuadër të marrëveshjes bazë dhe moszbatimin e pjesës tjetër të ujdisë.

Këtë Kurti tha se e ka refuzuar kategorikisht duke ofruar plan konkret për zbatim të sekuencuar të marrëveshjes mbi bazën e parimit të gjithëpërfshirës.

“Ofrova propozim konkret për zbatim të plotë të marrëveshjes bazike mbi parimin e gjithëpërfshirës, ku zbatohet secili nën i kësaj marrëveshje. Por mua në takim mu kërkua që të kalojmë në një proces negocimi për hartimin e statutit të Asociacionit, por unë iu bëra të qartë përfaqësuesve evropian se duhet zbatim i plotë i tërë marrëveshjes dhe jo fokus në një pikë”, tha Kurti në konferencë për medie të hënën./

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit