Kapitujt 23 dhe 24 të negociatave, diskutohen masat në fushën e shtetit

Mos i humb

Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë zhvilluan një takim të përbashkët me përfaqësues të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian për kapitujt 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe 24 “Drejtësi, liri dhe siguri”.

Takimi u bashkëkryesua nga zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe zv/ministrja e Drejtësisë, Ardea Pirdeni.

Në takim u diskutua dokumenti “Masat prioritare në fushën e shtetit të së Drejtës” ku parashikohen hapa konkretë për avancimin e procesit të integrimit në fushën e shtetit të së drejtës, konsideruar si thelbësore për të gjithë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Zv/ministri Lamallari falënderoi të gjithë anëtarët e Grupeve Ndërinstitucionale të Punës për Integrimin Evropian për kapitujt 23 dhe 24 që kanë kontribuar në hartimin e këtij dokumenti si dhe të gjithë kolegët e Platformës së Partneritetit për paraqitjen e sugjerimeve, komenteve si dhe pyetjeve mbi këtë dokument, i cili do të qëndrojë i publikuar në platformën e konsultimit publik në pritje të kontributeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit