Kurti kërkon ndihmën e faktorit ndërkombëtarë që Serbia të jep përgjegjësi për sulmin në Banjskë

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është përgjegjëse për aktin e agresionit në Banjskë të Zveçanit. Në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, kreu qeveritar pasi bëri homazhe te varri i rreshterit policor, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, kërkoi mbështetjen dhe përkrahjen e faktorëve ndërkombëtarë që Serbia të jep përgjegjësi për financimin dhe dirigjimin e grupit paramilitarë që cenuan sovranitetin e Kosovës.

Ai shtoi se idealet e dëshmorëve po i jetësojnë, ndërkaq kujtimin për ata i përjetësojnë, siç është rasti me emërtimin e rrugës “Afrim Bunjaku”, në Banjskë të Zveçanit.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,  tha se Afrim Bunjaku është hero i Kosovës, i cili ra dëshmorë në mbrojtje të sovranitetit dhe paprekshmërisë territoriale të Kosovës.

Bashkë me Kurtin e Konjufcën ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe shumë zyrtarë policorë të cilët bën homazhe të varri i heroit Afrim Bunjaku, mirëpo edhe vizituan familjen e zyrtarit policor të ndjerë.

Ka kaluar një vit qëkur një grup i uniformuar i serbëve kreu sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit. Në një pritë ishte vrarë fillimisht polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy policë të tjerë, ndërkaq në aksionin pasues të Policisë së Kosovës nga luftimet u vranë tre sulmues, kurse grupi tjetër iku në Serbi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit