Kurti, Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë

Mos i humb

Qytetarë serbë nga veriu, vende të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë, janë tubuar për protestën e paralajmëruar sot në Rudarë, kundër deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në lidhje me barrikadat e vendosura në atë pjesë të vendit.

Në fshatin Rudarë, komuna e Zveçanit tashmë ka nisur protesta e qytetarëve serb, kundër siç thanë “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur tashmë në këtë pjesë.

Të pranishëm janë edhe përfaqësues të Listës Serbe. Në këtë vend, i cili në mesin e komunitetin lokal serb njihet edhe si “Te kryqi”, ndodhet një prej barrikadave të ngritura në veri të Kosovës qysh më 10 dhjetor.

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, i ftoi qytetarët që “të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar” gjatë protestës.

Ndërkaq si rezultat i situatës janë shtuar forcat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, ka njoftuar se janë duke e monitoruar situatën në veri të Kosovës dhe thanë se kanë shtuar praninë në terren për shkak të situatës të sigurisë atje.

320287790 689303079471605 1054476201655695270 N 600x360

“Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren”, thuhet në komunikatën e sotme për media.

“Pjesëtarët e Polonisë të Njësisë Policore të Specializuar tonë dhe pjesëtarët e Italisë dhe Lituanisë nga Njësia e jonë Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan”.

EULEX tha se vepron konform situatës në terren dhe në bazë të saj vendos për numrin e policëve atje.

“Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit