Kurti kujton 11 Shtatorin: Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave.

Mos i humb

Lideri i  Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në SHBA.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave.

‘Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur’, ka shkruar Kurti

Postimi i plotë i Kurtit:

Më 11 shtator 2001, në një mëngjes të kthjellët, vdekja ra nga qielli. Mijëra njerëz me prejardhje nga e gjithë bota u vranë e me mijëra të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist i cili tronditi gjithë botën.

Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave. Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur.

Ne jemi mirënjohës për ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e popullit amerikan dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit të të gjitha ngjyrave dhe krahëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit