Kurti: Nderimi i heronjëve detyrë kombëtare dhe qytetare

Mos i humb

 

Me rastin e Ditës së Dëshmoreve në Prishtinë, Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka bërë homazhe para shtatores së “Zahir Pajazitit” në nderim të të gjithë heronjëve të rënë për liri.

Kurti tha se detyrë e jona kombëtare e qytetare është nderimi për ata që kanë dhënë jetën për lirinë e popullit dhe çlirimin e vendit.

“Sot është Dita e Dëshmoreve në Prishtinë, ne si deputet e aktivist dhe qytetarë bëmë nderime para shtatores së “Zahir Pajazitit”. Kujtimi dhe përkujtimi për dëshmoret e kombit është respekti ynë për historinë duke i nderuar dëshmoret, ne në të njëjtën kohë kemi të ardhme me të sigurt për shkak se nderimi për ata që dhanë jetën për lirinë e popullit dhe për çlirimin e vendit është detyrë e jona kombëtare dhe qytetare”, ka thënë Kurti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit