Kurti: Pabarazia të luftohet në fëmijërinë e hershme

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pabarazia të luftohet në fëmijërinë e hershme.

Gjatë publikimin e raportit të monitorimit “Karta e Vlerësimit” nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), Kurti ka thënë se Qeveria ka siguruar që të rritet mbështetja për politikat sociale dhe të prezantohen skema të reja duke krijuar barazi që nga mosha e hershme.

 

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Qeverisje të mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini tha se kjo zyre ka ndërtuar platformën për të drejtat e fëmijëve e cila ofron të dhëna të përditësuara në fushën cilësorë të të drejtave të fëmijëve.

Donjetë Kelmendi nga KOMF ka potencuar se ky raport është mjet për të unifikuar qëndrimet, pikëpamjet mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në vend.

KOMF mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit