Kurti pret me ceremoni shtetërore homologun irlandez

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur me ceremoni shtetërore Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Pas pritjes ceremoniale, dy kryeministrat do të mbajnë një takim dypalësh dhe pas takimit në ora 10:30 pritet të mbahet konferencë e përbashkët e dy kryeministrave.

Kryeministri Varadkar po ashtu nga ora 11:00 do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Varadkar ka arritur në Kosovë të mërkurën, ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit