Kurti refuzoi takimin me të në Kosovë, ja si përgjigjet Rama

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për refuzimin e Kurtit për ta takuar nesër nëse nuk zhvillohet mbledhja e dy qeverive. Ai nuk pranoi të prononcohej ndërsa kur pyetjet vijuan për anulimin e Ballkanit të Hapur, kryeministri u largua.

“Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu për këtë vendim. Do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë.

Ju mund të mendoni se janë shumë të rëndësishme. Por unë jam këtu për të folur për studentët e mjekësisë.”- tha Rama.

Për të frenuar largimin e bluzave të bardha nga vendi, qeveria ka përgatitur një projektligj, i cili pritet të miratohet në korrik, ku thuhet se studentët të cilët nisin këtë vit Universitetin për Mjekësi, do të duhet të punojnë 5 vite pasi të kenë përfunduar studimet në Shqipëri, e më pas ta pajisen me diplomë.

Vendimin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Rama e bëri të qartë se studentët që futen rizhtazi këtë vit, nuk kanë një zgjidhje tjetër, përveçse të nënshkruajnë marrëveshjen me qeverinë.

‘Ndërkohë që për të gjithë ata që janë në proces, vitet janë më të ulëta, të përshkallëzuara, e thashë detajet do t’i japin ministret, por është absolutisht zgjedhja e tyre, nuk është vetëm një zgjedhje. Ndërkohë që për ata që do hyjnë në vit të parë ka vetëm një zgjedhje, nuk ka zgjedhje tjetër. Nëse duan të studiojnë mjekësi në universitetin publik, do duhet të pranojnë këtë kusht dhe nuk është një kusht, por është formati i ri i Universitetit të Mjekësisë për sa i përket marrjes së diplomës.’- tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se studentët e mjekësisë aktualisht që duan të ikin nga Shqipëria, duhet të paguajnë një tjetër tarifë, e cila mbulon koston dhe nevojat e universitetit.

‘Natyrisht nuk ndryshon asgjë në thelb për sa i përket të drejtës dhe mundësisë së ushtrimit të profesionit pasi ajo fillon menjëherë pas 5 viteve, por ama duhet të bëhet këtu sepse për këtë paguan populli shqiptar taksa. Nuk paguan populli shqiptar taksa që mjekët që formohen me tarifa simbolike dhe në universitet që mbahet nga taksat e popullit shqiptar të ikin që ditën e parë. Ama patjetër që nuk u ndalohet e drejta atyre që janë aktualisht në universitet që të largohen në rast se duan të largohen, por në vitin apo në vitet e mbetura do duhet të paguajnë një tarifë tjetër, tarifë e cila do përcaktohet natyrisht nga universiteti sipas ligjit, por e cila mbulon plotësisht kostot dhe nevojën që ka universiteti për të formësuar një student.’- u shpreh Rama.

Kryeministri Rama tha se profesioni i mjekësisë nuk është njësoj si profesionet e tjera, por është i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin e çdo shteti për tu përkujdesur për shëndetin e njerëzve. Kreu i qeverisë theksoi se shteti shqiptar nuk paguan për formimin e mjekëve të rinj që ato të largohen që në ditën e parë.

‘Shteti e financon universitetin publik, në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera, është një profesion i lidhur drejtpërdrejtë me detyrimin e çdo shteti për tu kujdesur për shëndetin e njerëzve dhe me të drejtën e çdo qytetari, çdo familjeje, çdo të moshuari dhe fëmije për të pasur kujdes shëndetësor. Në kushtet kur Gjermania e para dhe vendet e tjera të pasura janë duke luftuar me demografinë e tyre, me plakjen e popullsisë së tyre, me nevojën gjithmonë e më të madhe për burime njerëzore të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe ku janë bërë stacion i ndalesës së fundit për shumë profesionistë, për shumë njerëz të kualifikuar të të gjitha fushave dhe në këtë rast për mjekët, ne e kemi absolutisht të domosdoshme të ndërmarrim këtë hap, që është hapi më normal dhe hapi më i lehtë i mundshëm, që do të thotë që çdo student i mjekësisë që do hyjë në Universitetin e Mjekësisë do të duhet paraprakisht të njihet me faktin që mjekësia, studimet i ka aq sa janë dhe pastaj për tu pajisur me diplomë duhen dhe 5 vjet në shërbim të këtij populli.’- u shpreh kryeministri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit