Japoni, presidenti Erdogan nderohet me doktoratë nderi

Mos i humb

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së tij në Japoni në kuadër të Samitit G20, është nderuar me doktoratë nderi nga një universitet japonez.

Presidenti Erdogan tha se është nderuar me ndarjen e doktoratës së nderit nga Universiteti Mukogawa i Grave.

Japonia ka 80 universitete të grave, tha Erdogan dhe shtoi se ai po ashtu do të shqyrtojë dhe kopjoj këtë hap në Turqi.

Presidenti turk shtoi se Turqia dhe Japonia kishin qëndruar me njëra-tjetrën në ditë të mira dhe të këqija, duke shtuar se politikanët dhe akademikët duhet të kalojnë pishtarin tek gjeneratat e ardhshme.

Ai më tej tha se viti 2019 është shpallur si vit i kulturës turke në Japoni.

Samiti G20 dyditor do të fillojë nesër në qytetin port Osaka.

Presidenti Erdogan dhe zonja e pare Emine Erdogan shoqërohen nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavusoglu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Kombwtare, Hulusi Akar, drejtori i Komunikimeve Presidenciale, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi presidencial, Ibrahim Kalin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit