Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se populli dhe institucionet e Kosovës solidarizohen me popullin grek dhe familjet që kanë humbur të afërmit në tragjedinë e ndodhur pas përfshirjes së zjarrit në një pjesë të Athinës.
Vlen të theksohet pak caste më parë, Ambasada e Shqipërisë në Athinë njoftoi se nuk ka shqiptarë në mesin e viktimave./Kosova Post/