Kurti takon me dhjetëra organizata të shqiptarëve në Turqi

Mos i humb

Delegacioni i Vetëvendosjes, i kryesuar nga lideri i parisë Albin Kurti, ka zhvilluar takim katërorësh me përfaqsues të shoqatave të ndryshme shqiptare në Stamboll. Ata kanë diskutuar për situatën politike në Kosovë ndërkohë që Kurti i ka falënderuar shqiptarët atje për kontributin e tyre për Kosovë.

Njoftimi i plotë i VV-së:

Mbrëmë, delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! zhvilloi takim të përzemërt katërorësh me përfaqësues të dhjetëra shoqatave dhe organizatave të ndryshme shqiptare në Stamboll.

Kryetari Albin Kurti falenderoi shqiptarët e Turqisë për kontributin e tyre për Kosovën dhe shqiptarët, në paqe dhe në luftë, si dhe për ndikimin e tyre në institucionet e shtetit turk për mbështetjen e Kosovës. “Mërgata jonë ndodhet jashtë atdheut, por ajo është brenda kombit” – tha Kurti.

U diskutua për shumë tema e çështje: mësimin e gjuhës shqipe, investimet në Kosovë, të drejtën për nënshtetësi, studentët shqiptarë, e deri te aktualiteti politik në Kosovë.

Në bashkëbisedim të hapur me bashkatdhetarët, qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! i shpalosën edhe anëtarët e tjerë të delegacionit: Mytaheri, Albulena, Fitorja, Arbeni, Esma dhe Arbëri.

Image may contain: 1 person, indoor

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit