Kurti: Taksa 100 për qind ndaj Serbisë do të hiqet më 15 mars

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do të heqë tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe më 15 mars.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të hiqet taksa prej 100 për qind ndaj mallrave dhe produkteve serbe e boshnjake e cila ishte vendosur në nëntor të vitit 2018.

Në këtë konferencë, Kurti ka bërë të ditur se taksa do të hiqet më 15 mars të këtij viti, me kushtin që Serbia të heq dorë nga fushata për ç’njohjet e Kosovës.

Sipas kreut të ekzekutivit, fillimisht taksa do të hiqet për lëndën e parë që eksportohet nga këto dy shtete, raporton lajmi.net.

“E para, si qeveri e Kosovës do të marrim vendim që nga data 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që eksportohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovinës. E dyta, kërkojmë nga Serbia që të zotohet që do të ndalë fushatën për çnjohjen e Kosovës…. atëherë duke filluar nga data 1 prill, Qeveria e Kosovës do ta heq tërësisht taksën për një periudhe prej 90 ditësh. E treta, kërkojmë nga BE-ja ta vlerësoj lartë vendimin e Qeverisë për heqjen e taksës. E katërta, në rast se Serbia nuk e përfill vullnetin e mirë të Qeverisë së Kosovës dhe për pasojë nuk e pushon fushatën jomiqësore dhe nuk fillon me heqjen e barrierave, atëherë nga data 1 prill, Qeveria e Kosovës do të nis në masën e reciprocitetit. E pesta, në rast se pala serbe nuk reflekton as pas 90 ditësh për heqjen e importit për lëndën e parë, atëherë më 15 qershor Kosova do të vendos për reciprocitetin”, ka thënë ndër të tjerash Kurti.

Kurti ka bërë të ditur se masa e reciprocitetit do të vendoset pas 15 qershorit.

“Rivlerësimi i këtij vendimi varet nga rezultatet që arrihet në objektivat e këtij. Reciprociteti instalohet pas 15 qershorit”, theksoi Kurti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit