Kurti u bën thirrje komunave për bashkëpunim në regjistrimin e popullsisë

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri thirrje për angazhim të përbashkët në kryerjen e procesit të regjistrimit të popullsisë, në të cilin është përfshirë edhe pyetësori i dëmeve nga lufta 1998-1999 në ekonomitë familjare të popullit tonë.

Në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me kryetarët e komunave, Kurti vlerësoi se është thelbësore bashkimi i forcave me qëllim të përbashkët për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila sipas tij do t’i shërbejë edhe brezave që do të vijnë pas nesh.

Si proces të rëndësishëm dhe jetik regjistrimin e popullsisë, e konsideron edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ndërkaq, drejtori në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi tha se pret që të vendosen hapa konkret që çojnë drejt grumbullimit të të gjitha materialeve ekzistuese nga komunat e Kosovës në arkivat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës në Kosovë.

Ministri Krasniqi tha se informacioni i siguruar nga regjistrimi i popullsisë është thelbësor për qeverisjen efektive, shpërndarjen e burimeve dhe politik bërjen.

Ai konsideroi se ky proces është gurthemel i qeverisjes moderne dhe zhvillimit shoqëror, ngase sipas tij duke regjistruar me saktësi informacionin demografik do të mbrohet siguria publike dhe do të mbrohen të drejtat e njeriut.

Drejtori në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi tha se duhet të vendosen hapa konkret që çojnë drejt grumbullimit të të gjitha materialeve ekzistuese nga komunat e Kosovës në arkivat e këtij instituti.

Ai tha se përmes dokumentimit të saktë dhe të hollësishëm të krimeve të luftës dhe pasojave të tyre do të ndërtohet një themel i fortë për një të ardhme me paqe të qëndrueshme.

Ndërkaq, drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati u bëri thirrje komunave të mbështesin dhe kontribuojnë në regjistrimin e popullsisë, duke u ndihmuar regjistruesve nëpër terrene në aspektin logjistik.

Ai theksoi se në tre shtete të Evropës do të kryhet regjistrimi i popullsisë këtë vit, për çka shtoi se ky proces do të jetë sfidues për disa regjistrues të rinj që po marrin pjesë për herë të parë në këtë projekt.

Ndërkaq, regjistrimi i popullsisë ka filluar sot me 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj të këtij viti.

Në dallim nga vitet e kaluara, këtë vit intervistat bëhen përmes pyetësorëve elektronikë dhe jo vetëm në letër, siç ka qenë më herët.

Regjistrimi i popullsisë është shtyrë disa herë përgjatë viteve të fundit në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit