Kurti uron Pavarësinë e Kosovës, nuk është bërë as çka është dashur!

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar qytetarët në 11 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa shkruan se nuk është bërë sa është dashur e mundur për këto vite të pavarësisë.

“Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës! Shpallja e 17 shkurtit 2008 është vulosur më 22 korrik 2010 me Opinionin e GjND-së”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë i Kurti në Facebook:

Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës! Shpallja e 17 shkurtit 2008 është vulosur më 22 korrik 2010 me Opinionin e GjND-së. Ndërkohë, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur. Dhe, e dimë, Mitrovica mbetet e ndarë, koncesionet e Planit të Ahtisaarit janë ende aty, gjersa papunësia e qytetarëve dhe korrupsioni i pushtetarëve janë shtuar porsi ditët. Mirëpo, gëzuar sot! Duke kujtuar ata që sakrifikuan dhe duke dëshiruar atë që na takon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit