Kurti: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, idetë e rrezikshme të Hashim Thaçit duhet të ndalen

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëhet pjesë e qeverisë gjithëpërfshirëse. Në një prononcim për KosovaPost, Kurti tha se vendi ka nevojë që të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Sipas Kurtit, zgjedhjet e parakohshme do ta ndikojnë që Kosova ta ketë një qeveri demokratike e cila do të përqendrohet në zhvillim e Kosovës dhe në stabilitetin e mirëqenies sociale.

“Ne kemi dëgjuar vetëm fjalë e opinione të ndryshme poshtë e lartë, majtas e djathtas për këtë, por jo ndonjë farë plani konkret. Mirëpo, Lëvizja Vetëvendosje beson që kemi nevojë për zgjedhje të reja demokratike parlamentare, në mënyrë që ta freskojnë legjitimitetin e tyre institucional dhe të dalim me një qeveri të re demokratike e cila do të përqendrohet në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore”, u shpreh Kurti, derisa theksoi se vendi mund të ec përpara vetëm me zhvillime të reja.

Më tutje ai tha se zgjedhjet e reja duhet të zhvillohen sa më parë në mënyrë që të ndalen idetë e presidentit Hashim Thaçi të cilat, sipas tij, po ndikojnë në integritetin e Kosovës.

“Ne nuk jemi për zgjidhje konjukturale të formulave aritmetikore ku gjërat e vjetra kombinohen e prodhojnë diçka edhe më të vjetër. Ne besojmë që përpara ecet me të rejat dhe për këtë nevojiten zgjedhje të reja demokratike. Insistojmë që të bëhen këto zgjedhje, sa më parë aq më mirë. Në anën tjetër duhet të ndërprejmë aventurat e rrezikshme, akrobacionet personale të presidentit aktual, në kurriz të shtetësisë së Kosovës dhe integritetit territorial dhe institucional”, ka deklaruar për KosovaPost, Albin Kurti.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme dhe mundësia e një qeverie teknike janë temat kryesore në vend që përfliten si mundësi e tejkalimit të situatës politike pas vendosjes së taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit