Kurti: Vuçiçi do të shohë se çfarë jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht

Mos i humb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, dëshiron të shohë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht në bisedimet mes tyre.

“Para një muaji, të enjten e 8 nëntorit 2018, pas takimit me Thaçin në Bruksel, Vuçiq ka deklaruar: “Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për shumë gjëra, por duhet të shohim së pari se çka është ajo që serbët mund të fitojnë. Dhe çka do të fitojë Serbia. E vetëm pastaj kur të shohim këtë mund të bisedojmë për gjithçka.” Kjo sigurisht se shpjegon gjithçka. Prandaj, Thaçi fliste për kompromis të dhimbshëm ende pa nisur bisedimet. Vuçiç ka kërkuar kështu. Ai don të shohë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit