Kurti zhvillon vizitën e parë në Bruksel, do të jetë dhe Vuçiç, por…

Mos i humb

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të jenë në Bruksel javën e ardhshme, por mes tyre nuk do të ketë takim.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka deklaruar për mediat e Kosovës se Kurti nuk do e takojë Vuçiçin, edhe pse herët a vonë diçka e tillë do të ndodhë pasi dialogu do të vijojë.

Me ardhjen e Vetëvendosjes në qeveri, Kurti ka bërë të qarta edhe objektivat për dialogun me Serbinë, duke paralajmëruar edhe reciprocitet.

Ndërkohë Vuçiç ditë më parë tha se nuk flet për zgjidhje ideale por është i gatshëm të flasë për çdo kompromis të mundshëm që është në lojë për mos lënë konflikte të ngrira në Ballkan.

Më 28-30 prill Albin Kurti zhvillon vizitën e parë në Bruksel si kryeminitri i Kosovës për herë të dytë, pas emërimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit