
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksat për prodhimet e Serbisë që hyjnë në Kosovë, nuk ka ndonjë efekt për Serbinë, vetëm sa do të rritë çmimet në Kosovë, sepse mallrat e prodhuesve të huaja në Serbi prapë do të hyjnë në Kosovë, kështu është shprehur kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila.
Sipas saj, vendimi i djeshëm i Qeverisë për taksa ndaj prodhimeve të Serbisë do të prodhonte efekt vetëm atëherë kur do të mbyllej kufiri plotësisht me Serbinë.
“Taska ndaj mallrave serbe duhet të shiqohet se çfarë efekti do të ketë, vendimi nuk e ka ndonjë efekt të veçantë për arsye se mund të shtrejtoj mallrat në Kosovë, dmth çmimi për 10 për qind më shtrejtë, plus kësaj që ka përjashtu mallrat e kompanive të cilat janë kompani të huaja dhe prodhojn në Serbi. Efekti i vërtetë me Serbinë vërehet vetëm kur mbyllet kufiri në tërësi për arsye se është Serbia ajo që ka interes të shes në Kosovë. Në këtë rast produktet serbe që vazhdojn të shiten në Kosovë çmimi do të rritet për 10 për qind , ndërsa nuk e ka ndonjë efekt. Poletikisht ne do të humbim karshi Bashkimit Evropian, ne i kemi pa dje reagimet e para, prandaj nëse do të kishim reagime do të shikohej me masën e cila me të vërtet do të dëmtonte Serbinë dhe kjo është mbyllja në tersi e kufirit të Kosovës për mallrat serbe”, tha Kusari-Lila.
Ndërkaq duke shtuar më tutje në cilësinë e ish-ministres së Tregëtisë, Kusari-Lila, këtë vendim e sheh si të rrezikshëm dhe të pamenduar mirë nga ana e Qeverisë së Kosovës duke thënë se Kosova është ajo që do të humbë dhe se kjo Qeveri duhet të ndalet e të merr vendimet që janë të bazuara në ligj.
“Kjo do të ishte ende edhe më e keqë për arsye se biem pre e presionit. Është një vendim i pamenduar mirë i pakalkuluar dhe pa ndonjë efekt. Dmth çka bëjëm ne, tregojm veten se jemi një shtet i cili i sjell vendimet pa një vlerë ekonomike pa mendim të mirë politikë dhe pa ndonjë kalkulim mbi përfitimet që mund t’i kemi në sferën ose në rrafshin ndërkombëtar ose diplomatik. Ne prap po jemi humbës, ndërsa kjo Qeveri duhet të ndalet dhe të filloj të merr vendime të bazuara në ligjin e aplikueshëm në Kosovë, por dhe gjithashtu edhe në interesin e Kosovës duke i analizuar të gjithë faktorët”, u shpreh Kusari-Lila./Kosova Post/


