Kush do ta zëvendësojë kryeparlamnetarin Veseli

Mos i humb

E hëna është dita kur mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, por sot anëtarët e kryesisë janë zëvendësuar nga të vegjëlit e Kopshtit “Porta e Dijës” të cilët kanë ardhur për të vizituar këtë institucion në kuadër të shënimit të dhjetë vjetorit të pavarësisë.

Është Dren Mustafa ai që i zuri ulësen kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, madje edhe pse është vetëm 5 vjeçar, ai ka një synim që kur të rritet të jetë në krye të parlamentit të Kosovës.

“Kryesia e re” e kryesuar nga anëtari i ri nuk ka vënë në rend dite çështjen e demarkacionit, por ka pasur një program ndryshe në shenjë të përvjetorit të pavarësisë, derisa kanë recituar dhe kënduar për luftën dhe shtetin e ri të Kosovës. E i ëmbli Dren Mustafa me shumë dashuri reciton vjershën për Adem Jasharin simboli i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare dhe shtet formimit të Kosovës.

Dreni që duket të jetë tejet ambicioz, nuk harron t’i bëjë një bravo bashkëmoshatrëve të tij teksa recituan vjershën të ulur në ulset e anëtarëve të kryesisë së Kuvendit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit