Kush duhet të frikësohet nga Kodi i ri Penal? Nga: Abdullah Klinaku

Mos i humb

Kush duhet të frikësohet nga Kodi i ri Penal?

Qeveria e Republikës së Kosovës, paska miratuar kodin e ri penal të cilin do ta procedojë për Kuvend. Një akt juridik i cili shtrëngon dhe ashpërson luftën kundër kryerësve të veprave penale, me theks të posaçëm atyre me të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky procedim në fakt u trajtua edhe një e arritur e theksuar e qeverisë së Kosovës.
Miratimi i një kodi penal i cili ashpërson masat penale për krim të organizuar dhe korrupsion pa dyshim që është njëfarë shprese edhe për popullin. Përmes këtij kodi, populli shpreson se së shpejti ata nuk ngopen me hajni do të ngopen me burg. Madje shpreson se përmes këtij kodi do të krijohet një ambient më i mirë për investime për shkak të luftës kundër korrupsionin e zhvatjes. Shpreson edhe për krijimin e vendeve të punës dhe punësimin me meritokraci e jo me ryshfet. Shpresojnë edhe kompanitë e barnave, ndërtimit, asfaltit e trotuarit, pajisjeve e furnizimeve se do tu epet mundësia të fitojnë tender pa ryshfet. Këto dhe shpresa të tjera i fiton populli ynë përmes një reklamimi sikur ky i paraqitur sot në media.
Sfida kryesore në vendin tonë është diferenca e madhe midis aktit formal – të shkruarës dhe aktit material – të vepruarit. Ajo që ky kod përcakton mund të jetë shpresë por ajo që shohim praktikisht mund të jetë dëshpërim.
Në këtë logjikë, me një kod penal të ri të sforcuar dhe me një model të qeverisjes çfarë e kemi, logjikshëm pyesim veten se kush duhet të frikësohet nga ky kod?
Në bazë të asaj që shkruhet dhe asaj që veprohet, nga ky kod duhet të kenë frik shumë serioze këto kategori;
– Ata të cilët shesin gjëra të imëta në treg pa lejimin nga organet komunale,
– Ata të cilët shesin gjëra të imëta në sheshe pa lejimin e inspektoratit,
– Ata të cilët grabisin një kub dru në mal për ta shitur, me fitua idaren e gojës,
– Ata të cilët shesin qymyrin, i cili ua ka nxirë jetën nga basenet e thella që e nxjerrin,
– Ata të cilët marrin ndonjë kafe bakshish pse ta nxjerrin ma shpejtë ndonjë dokument komunal,
– Ata të cilët janë të pa dëshiruar nga pushteti apo nga grupet e fuqishme brenda pushtetit përmes së cilit synojnë ti diskreditojnë dhe
– Ata të cilët, marrin ndonjë injeksion tinëz, ilaç apo pajisje të vogël.
Ndërsa frik nuk ka nevojë fare të kenë;
– Kryeministri, ministrat, zvministrat, deputetët, shefat e zëvendës shefat,
– Kryetar komunash, drejtorë, e kryeshefa,
– Funksionar të lartë, politikan të fuqishëm e mafi e organizuar e
– Grupe kriminale të lidhura me pushtetin, grabitës masiv të ilaçeve e pajisjeve mejkësore.
Këto kategori nuk kanë nevojë me pas frik sepse kemi një qeveri që ka ministra me akuzë e nuk i çon në shtëpi, kjo ju jep siguri gjithë këtyre kategorive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit