Kush është 52-vjeçari që u vetëvra në Komisariatin e Durrësit

Mos i humb

Anulimi i debatit të dytë presidencial, debati në televizione të ndryshme

Edhe pse debati i dytë televiziv mes dy kandidatëve për president në SHBA, u anulua pas infektimit të Presidentit Donald Trump me...

Pas 18 ditësh përshkallëzohet greva e naftëtarëve, në vend të burrave hyjnë gratë

Naftëtarët e Ballshit kanë lënë grevën e urisë pas 18 ditësh rezistencë brenda ambienteve të rafinerisë. Mjekët i këshilluan...

5 Ushqimet Më Të Shëndetshme Të Vjeshtës

Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, zarzavate peshk, ushqime të nëntokës të cilat mund të na ndihmojnë të humbasim kilogramët e...

Djali i presidentit Trump rezultoi pozitiv me Covid-19

Djali 14-vjeçar i Presidentit Donald Trump, Barron, rezultoi pozitiv me COVID-19 pas infektimit të dy prindërve, por nuk shfaqi simptoma, njoftoi Zonja...

Zbulohet identiteti i 52-vjeçarit, që vrau veten brenda Komisariatit të Durrësit. Në fund të jetës shtetasi Tonin Tuci, i shoqëruar për dhunë në familje.


Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, SHÇBA ka proceduar dy punonjës policie, të cilët i akuzon për shpërdorim detyre, ndërsa sqaron se 52-vjeçari e ka ndërmarrë aktin e rëndë në momentin që familjarët e tij po shpjegonin në polici rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.

Njoftimi i plotë:

SHÇBA procedon 2 punonjës policie për shpërdorim detyre, pasi një i shoqëruar për dhunë në familje u vetëvar në paraburgim

Në datën 1 gusht, në mbrëmje, në ambientet e dhomave të shoqërimit të DVP Durrës, nga personeli policor u gjend i vetëvarur shtetasi T.T. Ai ishte shoqëruar për rreth 3 orë, si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, nga policia lokale.

Familjarët kishin denoncuar dhunën e 52-vjeçarit, nëpërmjet një telefonate në numrin unik 112 dhe policia kishte ndërhyrë menjëherë.

Nga hetimet paraprake të SHÇBA, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, të pranishëm në vendngjarje dhe veprime proceduriale, vazhdojnë të kryhen hetime për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe zbatimin e procedurave standarte nga punonjësit e policisë.

Për punonjësit e policisë:

– A.Ç., në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës;
– G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë,

si dhe struktura policore, të cilat sipas funksionit organik dhe procedurave standarde ngarkohen me përgjegjësi të veprimeve konkrete që lidhen me menaxhimin e kësaj situate po kryhen hetime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit menjëherë ka nisur hetimin disiplinor për të nxjerrë përgjegjësitë në zbatimin e procedurave standarde.

#SHÇBA08009090
#112PoliciaeShtetit

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Konsola e edicionit special PS5 Spider-Man është absolutisht e mrekullueshme

Tani jemi vetëm disa javë larg nga prezantimi zyrtar i Sony PS5, me lojtarë në të gjithë botën që po presin të...

Lufta ndaj Covid-19, Uellsi deklaron izolim dy javor

Nga 23 Tetori deri në 9 Nëntor do të rikthehet në një izolim pothuajse të plotë, një masë e cila u mor...

Konflikti vazhdon në Nagorno-Karabakh, të paktën 810 viktima

Një armëpushim i ri, i vendosur të shtunën në mesnatë që synonte ndalimin e luftimeve për rajonin e Nagorno Karabakut, duket se...

Maqedonia e Veriut drejt orës policore, Ministri i Shëndetësisë apel: Situata serioze, hapi i ardhshëm…

Maqedonia e Veriut po shënon shifra të larta të COVID-19 dhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëron se vendi nuk është shumë...

Korbat e kurorës/ Legjenda e zogjve të Kullës së Londrës, që mbrojnë Britaninë

Këta zogj që shihni në pamje e kanë ndërtuar folen e tyre në Kullën e Londrës dhe madje kanë një kujdestar që...